Alarmi për bombë në aeroportin e Frankfurtit, mediat: I dyshuari thirri ‘Allah Akbar’

0

Alarmi për bombë në aeroportin e Frankfurtit duket se nuk ka qenë i rremë pasi mediat e huaja flasin për një të dyshuar. Saktësisht DailyMail shkruan se i dyshuari që po ndiqej nga Policia, hodhi valixhen përtokë duke bërtitur ”Allah Akbar”.

Sipas Bild, dyshohet se personi që bëri këtë veprim është një i pastrehë, por ndërkohë edhe një i dytë është kapur më vonë. Pra për alarmin e ngritur mbërmjen e sotme në aeroportin e Frankfurt, që çoi në një pezullim të pjesshëm duke evakuar qindra udhëtarë janë arrestuar tashmë dy të dyshuar.

Artikulli i mëparshëmGjermani, alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit, evakuohen qindra udhëtarë (VIDEO)
Artikulli i radhësPasi morën dozën e parë të vaksinës së Pfizer, të paktën 13 izraelitë pësojnë paralizë në fytyrë