Vaksinimi/ Avokati i njohur nxjerr sekretin tregtar me Pfizer dhe trondit me deklaratën: Ja çfarë shkruhej në marrëveshje, Rama ka fshehur të vërtetën…

0
Vaksinimi/ Avokati i njohur nxjerr sekretin tregtar me Pfizer dhe trondit me

Këtë javë nisi vaksinimi anti-Covid në vend. Reagime të shumta në opinionin publik shkaktuan detajet e marrëveshjes me Pfizer, të cilat nuk u bënë të ditura nga kryeministri. Ky i fundit u shpreh se marrëveshja është një sekret tregtar me kompaninë prodhuese dhe nuk mund të lancohet për publikun.

Në lidhje me këtë fakt ka reaguar në studion e FaxNeës dhe avokat Altin Goxhaj, i cili duke iu referuar një pjese të marrëveshjes të siguruar prej tij, bën me dije se blerësi i vaksinës bie dakort se firma prodhuese nuk mban përgjegjësi për efektet anësore afatgjata të vaksinës.

Sipas Goxhaj shteti nënshkroi një marrëveshje me Pfizer për një vaksinë, siguria afatgjatë e të cilës nuk dihet ende. Avokati shkon dhe më tej, ku i quan sharlatanë të gjithë ata mjekë të cilët e quajnë të sigurtë vaksinën, ndërkohë që në vetë marrëveshje citohet se kompania nuk mban përgjegjësi për efektet e vaksinës.

“Sekretari tregtar është mënyra si e ke prodhuar t’i vaksinën, sekretar tregtar është përbërja apo formula e vaksinës. Sekreti tregtar është një spekulim dhe një mashtrim që ka përdorur kryeministri për të fshehur të vërtetën që ai ka një marrëveshje që do t’ia fshehë publikut.

Po ju lexoj  një fragment nga sekreti tregtar që ne kemi siguruar te faqja Tvt me logo. Ky është një paragraf dhe më saktë pika 5.5 dhe ne nuk i dimë pikat e tjera. Ne kemi vetëm një copëz marrëveshjeje dhe do t’jua lexoj: “Pranimi i blerësit. Blerësi pranon se vaksina dhe materialet që lidhen me vaksinën si materialet përbërëse janë duke u zhvilluar me shpejtësi, për shkak të rrethanave emergjente të pandemisë Covid-19. Blerësi sipas kësaj marrëveshjeje pranon se efektet afatëgjata dhe efikasiteti i vaksinës nuk dihen aktualisht dhe nëse mund të ketë efekte anësore më pas. Me masën e zbatueshme blerësi pranon se produkti nuk duhet të serializohet”.

Jam avokat dhe nuk e di çfarë do të thotë serializohet. Pse duhet të jetë sekret ky paragraf? Fakti që qeveria pranon se kësaj vaksine nuk i dihen efektet në të ardhmen, pse duhet të mbahet e fshehtë kjo gjë. Sa emisione keni parë, ku mjekë sharlatanë me shumë diploma, thonë se vaksina është e sigurtë. Janë sharlatanë pasi në marrëveshjen që qeveria ka bërë me prodhuesin thuhet se efektet afatgjata nuk dihen”, tha Goxhaj.

Artikulli i mëparshëmUdhëtimi në të gjithë BE do bëhet vetëm me ‘pasaportë vaksine’? Presidenti i Këshillit Europian sqaron çfarë vendimi pritet të merret
Artikulli i radhësHabit Alfred Cako, hedh dyshimet e forta: Kryeministri Rama nuk e ka bërë vaksinën, por…