Mutacioni nga Afrika e Jugut është i aftë të shmangë antitrupat

    0
    Mutacioni nga Afrika e Jugut është i aftë të shmangë antitrupat

    Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mutacioni i koronavirusit, i njohur si varianti i Afrikës së Jugut, mund të ri-infektojë personat që e kanë kaluar sëmundjen.

    Sipas tyre, virusi mund të anashkalojë sistemin imunitar te thuajse gjysma e personave që e kanë kaluar virusin.

    Gazeta Daily Mail shkruan se pikërisht një pjesë specifike e këtij virusit e bën atë të aftë që të shmangë antitrupat.

    Antitrupat janë substanca të krijuara nga sistemi imunitar për të të shkatërruar viruset.

    Akademikët nga Afrika e Jugut thanë se te gjysma e personave që e kanë kaluar virusin, u vu re se varianti i ri nuk e ka problem që t’i ri-infektojë.

    Tre mutacionet e pikasura në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil janë kthyer në shqetësim për shkencëtarët.

    Ata thonë se këto mutacione jo vetëm infektojnë më lehtë njerëzit, por edhe mund ta bëjnë vaksinën të padobishme.

    Artikulli i mëparshëmÇfarë rrezikon Donald Trump pas 20 janarit
    Artikulli i radhës12 ndeshje pezullim/ Ja çfarë rrezikon Messi pas kartonit të kuq dhe gjestit anti-sportiv