Si e zbulon prehistorinë tonë analiza e ADN-së?

0

Gjenetika është tashmë në krye të mjeteve që përdorim për hulumtimin e evolucionit të njeriut, dhe ajo është ndoshta edhe më e rëndësishme se sa kockat dhe gurët e vjetër qëzbulojmë. Por nxjerrja e informacionit mbi të kaluarën nga AND-ja e lashtë ose moderne, nuk një punë e lehtë

Teknikat mbështeten mbi statistika të veçanta dhe tek biologjia përllogaritëse. Gjithsesi, parimet themelore janë të lehta për t’u kuptuar. Gjëja kryesore që mund të na tregojë ADN-ja, është se sa kohë më parë ndryshuan 2 linja speciesh– për shembull, kur u ndanë nga njëri-tjetri paraardhësit tanë Neandertalët dhe Homo sapiens. 

Këto analiza bazohen në mutacione, thotë Karina Shlebush e Universitetit të Upsalas në Suedi. Metoda më e thjeshtë përdor ADN-në mitokondriale, një mini-gjenom që gjendet brenda mitokondrive të qelizave, të cilat prodhojnë energji. 

Ajo kalon nga nënat tek pasardhësit e tyre. “Ne rendisim gjenome të ndryshme mitokondriale,dhe pastaj krahasojmë dhe numërojmë mutacionet e ndryshme midis tyre. Pastaj, duke përdorur shkallën në të cilën grumbullohen mutacionet, ne përcaktojnë se sa kohë më parë u larguanmitokondritë nga njëra-tjetra”- thotë ajo.

Nxjerrja e informacionit nga AND-ja në kromozomin Y – që kalohet nga baballarët tek djemtë e tyre– është gjithashtu mjaft e drejtpërdrejtë, pasi ashtu si ADN-ja mitokondriale, edhe ajo është e trashëguar e paprekur. 

Megjithatë, kromozomet e tjera i nënshtrohen një procesi të quajtur rikombinim gjatë formimit të spermës dhe vezëve, në të cilat pjesë të ADN-së transformohen. Dhe kjo gjë i bën ato më të vështira për t’u analizuar. Por ADN-ja mitokondriale dhe kromozomi Y, nuk e tregojnë të gjithëhistorinë.

Prandaj janë zhvilluar metoda për të vlerësuar kohët e divergjencës, përmes përdorimit tëkromozomeve të tjera. Ekzistojnë dy qasje. “E para ka të bëjë me marrjen në konsideratë tërikombinimit, duke përdorur hartat e rikombinimit, për të mësuar se ku janë pikat kryesore.

Dhe qasja tjetër është të injorohet rikombinimi, duke përdorur pjesë të vogla të ADN-së të marra në mënyrë të rastësishme në të gjitha kromozomet”- shprehet Shlebush. 

Nëse këto pjesë janë shumë të vogla, studiuesit supozojnë se ato u janë kaluar relativisht të paprekura brezave të tjerë. Gjithashtu, ADN-ja mund të zbulojë edhe kohën kur popullata apo edhe specie të ndara janë çiftuar me njëra-tjetrën. 

“Kur popullatat ndahen nga njëra-tjetra, ato evoluojnë në mënyrë të pavarur dhe grumbullojnë modele të mutacioneve që janë të dallueshme”-thotë Arun Durvasula i Universitetit tëKalifornisë në Los Angeles. Pastaj, kur ndodh çiftimi, gjenomet që prodhohen do të jenë një përzierje e këtyre modeleve të dallueshme. 

“Ne mund t’i kërkojmë këto modele, në mijëra gjenome që kemi sekuencuar nga individë në mbarë botën”- thotë ai. Ndërkohë, mund të përcaktohet edhe koha e këtyre çiftimeve. “Kur ndodh çiftimi, një pjesë e madhe e ADN-së vjen nga një popullatë ose tjetra. Pastaj me kalimin e brezave, për shkak të rikombinimit, ajo bëhet gjithnjë e më e vogël. Kjo ndodh me një normë të caktuar, dhe kjo është ajo që ne përdorim deri më tani, për të përcaktuar kohërat e përzierjesmidis poopullatave të ndryshme”.

Çfarë e nxiti evolucionin e mendjes tek njeriu modern?

Rreth 320.000 vjet më parë, Afrika u përfshi nga një revolucion teknologjik. Sëpatat prej guri, që kishin mbetur kryesisht të pandryshuara për 700.000 vjet, i hapën befas rrugën një mjeti më të sofistikuar, të përbërë nga gurë me maja më të imëta.

Paleoantropologët e njohin gjithnjë e më shumë këtë tranzicion, si “agimin” e mendjes moderne, kur njerëzit që dukeshin si ne, nisën të mendonin gjithashtu si ne. Nuk ishte thjesht një revolucion teknologjik, por edhe në aspektin e njohjes.

Një nga vendet më të mira për ta parë këtë është lugina Rift në Kenia, dhe veçanërisht në një vend të quajtur Olorgesailie, një shtrat i lashtë liqenor i pasur me shumë vegla të lashta prej guri.

Tranzicioni është i madh, thotë Riçard Pots i Institutit Smithsonian në Uashington. “Aty kemi shtresë pas shtrese vegla prej guri, më pas nuk ka më të tilla. Ajo që shohim në vend të kësaj,janë mjetet më të sofistikuara”- thekson ai. 

Mjerisht, erozioni në Olorgesailie do të thotë që rekordi sedimentar ka një hendek rreth 180.000-vjeçar midis këtyre dy teknologjive. Po çfarë po ndodhte në atë kohë vendimtare, që e nxiti atë ndryshim epokal? Disa vjet më parë, Pots dhe ekipi i tij shpuan një vrimë rreth 25 kilometra larg në një zonë me një “regjistër” sedimentar të plotë. 

Bërthama e gërmimeve është shumë e ngushtë për të gjetur mjete, por ajo tregon një histori të trazirave dinamike mjedisore rreth gjysmë milioni vjet më parë. “Kemi një kombinim kompleks dhe vërtet interesant të vijave ndarëse, ndarjes midis peizazheve dhe ndryshueshmërisë së klimës”- thekson Pots.

Deri më tani, dëshmitë e ndryshimit kataklizmik, ishin vërejtur vetëm në vendin e gërmimit. Por Pots thotë se pret që ta shohë këtë edhe në vende të tjera. “Ne mund ta kemi edhe gabim, por të paktën në vendin ku jemi duke punuar në Kenian e Jugut, kjo është ajo që tregojnë faktet”- thekson ai.

Rajoni përreth Olorgesailies, regjistron gjithashtu një ndryshim të madh të kafshëve që kanëekzistuar në atë kohë, me kafshët barngrënëse trupmëdha, që u lanë vendin atyre më të vogla, dhe me sa duket më të vështira për t’u kapur. “Është një mjedis ekologjikisht i ndryshuar, në të cilin homininët e hershëm duhej që të adaptoheshin”- thotë Pots. 

Ai mendon se ky mjedis jashtëzakonisht i paparashikueshëm, mund të ketë qenë presioni  përzgjedhës që nxiti evolucionin e sjelljes moderne. “Fleksibiliteti bëhet ‘monedha’ e re e evolucionit”- thotë ai. Pra që të mbijetonim, ne njerëzit duhej që të mendonim në një mënyrë më të zgjuar. / New Scientist – Bota.al

Artikulli i mëparshëmEuropol: Mashtruesit në internet po bëjnë namin. Ja si të rruheni
Artikulli i radhësVitet nuk kalojnë për Halle Berry. Tregon format perfekte në moshën 53-vjeçare