Ndonëse sapo shkeli në tokën ruse kritiku më i madh i Putin u arrestuam kjo nuk e ndaloi atë që të postonte një video ku shfaqet pallati tejet luksoze i presidentit rus në brigjet e Detit të Zi. Pallati, që pretendohet të ketë kapur shifrën e 1.3 miliardë euro, mund të jetë rezidenca më e madhe në Rusi me një madhësi prej 17,691m2.
Pamjet 3D të këtij pallati luksoz janë publikuar nga Navalny, i cili thekson se e gjitha prona në këtë zonë është sa 39 herë sipërfaqja e Monakos. Sipas tij, në pallatin luksoz ka një kishë, por edhe një klub striptizmi.
“Pallati ka portin e tij, një kishë, një sistem lejesh, një zonë ndalim fluturimi, edhe një postbllok në kufi. Është absolutisht një shtet i ndarë brenda Rusisë,” thotë Navalny. Sipas tij, ndërtimi i pallatit luksoz është siguruar falë parave të korrupsionit. Në pallat ka një kinema, një palestër, një pishinë të brendshme dhe një qilar për verë.
Navalny pretendon se për pallatin luksoz dhe tokën që e rrethon është paguar me ‘ryshfetin më të madh në histori’. “Është godina më e ruajtur në Rusi. Nuk është një shtëpi fshati apo një rezidencë, është një qytet i tërë, madje një mbretëri”, thotë ai.
Sipas Navalny-t, paratë për ndërtimin e kompleksit janë dhënë nga të paktën dy oligarkë pranë Putinit.
Videoja e realizuar para se Navalny të përfundonte pas hekurave është hedhur në internet përpara disa orësh.