I akuzuar për baste, italiani vjen në Shqipëri dhe bëhet drejtor te klubi të Superiores

0

Shtohet stafi italian te fierakët. Pas 3 trajnerëve: Kamarata, Dian dhe Nervi, nga përtej detit vjen edhe drejtori teknik i Apolonisë.

Ai është Daniele Deli Carri, 49-vjeçari që ka pasur të njëjtin funksion më parë edhe te Peskara e Katania. Deli Karri më tepër është i njohur si ish-futbollist, teksa në karrierën e tij ka luajtur si mbrojtës me ekipe të tilla në kampionatin italian, si: Foxha, Peskara, Fiorentina, Siena, Torino, Piaçenca, Xhenoa etj, si dhe me kombëtaret U-21 dhe U-23 të Italisë, shkruan panorama sport.

Po pse përbën “lajm” Deli Karri në Shqipëri? Sepse ai mund të quhet “Moxhi” i dytë në futbollin tonë dhe ja faktet.

Prej vitit 2015, Deli Karri nuk ka qenë në aktivitet sportiv në asnjë funksion dhe atë vit, 2015-ën, ndaj tij ka pasur edhe një proces gjyqësor, si i përfshirë në skandalin e basteve në futbollin italian.

Ndaj Deli Karrit, asokohe, është vendosur masa e arrestit shtëpiak në banesën e tij në “Francarilla al Mare”, sipas urdhrit të prokurorit të Katanias, në lidhje me hetimin për bastet e futbollit nga drejtësia e Etna-s në Itali.

Nga burimet e bardhejeshilëve gazeta mëson se klubi fierak e di këtë gjë, por nuk tërhiqet për ta bërë Daniele Deli Karrin drejtor teknik, pasi, sipas klubit fierak, ai ka fituar pafajësinë nga çështja në fjalë.

E vetmja gjë është se prej 5 vitesh e gjysmë, Deli Karri nuk ka pasur asnjë kontakt funksional me futbollin, tani rikthehet tek Apolonia.

Artikulli i mëparshëmCristiano Ronaldo e Florentino Perez, takohen në Torino: kjo ishte idea e presidentit të Real
Artikulli i radhësJurgen Klopp flet për paraqitjen e Xherdan Shaqirit ndaj Manchester United