Propaganda 1.0/ Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin, Gjonaj: Prokuroria do të hetojë mbi bazën e provave

0

Policia e Tiranës ka kërkuar rifillim të hetimeve për ngjarjen e 21 janarit.Burimet thanë se dje është depozituar një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, në formën e kërkesës për rifillim të hetimeve, ku shtrohen çështje konkrete dhe riekspertime që kërkohen nga Policia, shkruan Panorama.com.al.

Pyetje: Vetëm pas 10 vitesh mos është propagandë apo provokim? Ka prova të reja që i gjeti dje?

Ministrja Gjonaj: Policia do veprojë e pastaj prokuroria do hetojë mbi bazën e provave.

Dje, në letrën e saj drejtuar organit të akuzës, Policia e Tiranës kërkon riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Gjithashtu, kërkon që të ripyeten personat që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës së Republikës, që ishin në shërbim në datën 21 janar 2011. Gjithashtu, në letër kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë.

Gjithashtu, kërkohet riekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Artikulli i mëparshëm“Vetëm te ne të vijnë 15 kushërinj në spital”, revoltohet Pëllumb Pipero, hedh poshtë deklaratën e ekspertit të shëndetësisë: Marrin nga një kavanoz reçel dhe…
Artikulli i radhësFOTOLAJM/ A e bojkotuan Ramën familjarët e të vrarëve të 21 Janarit?