Në sallën ku Edi Rama mbajti fjalimin e përvitshëm për 21 Janarin familjarët e të vrarëve ishin të paktë, siç u duk edhe nga transmetimi i drejtpërdrejtë në ERTV. Nëse vihen re me kujdes pamjet, duket që në sallë ishin më shumë ministra dhe staf i kryeministrit Rama se sa familjarë.
Herë pas here të afërm të të vrarëve kanë shprehur ankesat e tyre për mungesën e drejtësisë, megjithatë mbetet e paqartë nëse një pjesë e tyre kanë zgjedhur të mos bëhen pjesë e dekorit kryeministror, që nuk ka mbajtur ende premtimin për drejtësi.