Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë

0

Eugena Tomini është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë.  Vendimi për kalimin e shefes së shërbimit të epidemiologjisë në ISHP si zëvendës ministre është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashmë në fletoren zyrtare. Tomini nuk ka zëvendësuar asnjë prej zv.ministrave aktualë, por i shtohet ekipit aktual të ministres Ogerta Manastirliu. Tre zëvendës ministrat e tjerë janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.

Artikulli i mëparshëmMisteri i 4-vjeçarit/ A mbërriti virusi shumë më herët?
Artikulli i radhësGjermania në alarm nga mutacioni/ Vdes një i ri-infektuar nga virusi