Seriali i Netflixit “Lupin” tejkalon shikueshmërinë e “The Queen’s Gambit”

0

Ndërsa serialet “The Queen’s Gambit” dhe “Bridgerton” thyen rekorde në fund të vitit 2020 me mbi 60 milionë transmetime secili në 28 ditët e tyre të para në platformën ‘Netflix’, seriali i ri francez “Lupin” po i tejkalon ata shpejt.

Seriali i bazuar në romanet e Maurice LeBlanc të Francës, i cili krijoi personazhin në vitin 1905 – duket se do të arrijë 70 milionë trasnetime deri më 5 shkurt, në të cilën pikë do të jetë në dispozicion për një muaj. “The Queen’s Gambit” u publikua më 23 tetor 2020 dhe arriti 62 milionë shikues në fund të nëntorit. “Bridgerton” u publikua në Ditën e Krishtlindjes dhe parashikohet të arrijë në 63 milionë deri në fund të janarit.

“Lupin”, me sa duket do ta thyejë këtë rekord me shtatë milion të tjerë. Ai gjithashtu është bërë seriali i parë francez që hyn në listën e “Top 10 të Netflix”, duke u renditur në vendin e parë në: Brazil, Vietnam, Argjentinë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Poloni për të përmendur vetëm disa.

Artikulli i mëparshëmBasha publikon videon me qytetarë të revoltuar: Bashkë do të sjellim ndryshimin
Artikulli i radhësArnold Schwarzenegger merr vaksinën antiCOVID: Bashkohuni me mua nëse dëshironi të jetoni