Një person është gjendur pa shenja jetë në një përrua në Devoll, ditën e sotme. Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm. Ndërkohë nga kqyrjet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia është në vendngjarje duke hetuar shkaqet e vdekjes.