“Çështja Ndragheta”/ Tabaku: Rama dhe Veliaj po shmangen e justifikohen

0

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla mbi përgjimet e publikuara nga antimafia italiane, ku përfshihet edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa.

Sipas Tabakut, përgjimet flasin për korrupsionin galopant në Shqipëri, ndërsa i cilësoi përpjekje patetike ato të Ballës që e lidhi emrin e eurodeputetit me Bashën. Tabaku shtoi se se kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po shmangen në lidhje me këtë çështje.“Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të reja largohen nga vendi.

Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët”, shprehet Tabaku.

Artikulli i mëparshëmGjendet një person i pajetë në një Përrua në Devoll, dalin dyshimet e para
Artikulli i radhësShembet 150 m nga kanali ujitës në Finiq prej reshjeve të shiut