Imazhi i një Zlatan Ibrahimovic plotësisht qeros është bërë viral në orët e fundit, duke ndezur kureshtjen e ndjekësve të tij. Ishte vetë suedezi i Milan që e postoi foton në një histori në Instagram, shoqëruar me frazën “all in”. Duke parë me kujdes imazhin, duket mjaft e qartë se është një fotomontazh, por shumë kanë hedhur hipoteza se pas këtij montazhi fshihet një mesazh i nënkuptuar i sulmuesit kuqezi, shpesh shumë i koduar në postimet e bëra në profilet e tij: ai më i akredituari lidhet me dëshirën për një ndryshim total pas paraqitjes së keqe ndaj Atalantas. Një mesazh që dëshmon dëshirën e fortë për të rifilluar dhe për të dhënë gjithçka në derbi, në stilin perfekt Zlatan.