Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me përgjimet e antimafias italiane, ndërsa shkruan se Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryedemokrati është shprehur se në 25 prill është momenti për të ndryshuar qeverisjen.
“Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare.” shkruan Basha.
Basha i është referuar përgjimeve italiane ku përmendet disa herë një biznesmen shqiptar, me lidhje të forta me pushtetin politik, nga qeveria deri në bashki.