Brenda ditëlindjes së Georgina Rodriguez

0

Ditën e djeshme, Georgina Rodriguez do të festonte 27-vjetorin e lindjes. Nën praninë e partnerit, Cristiano Ronaldo, fëmijëve dhe buqetave të panumërta të luleve, nëna e re shfaqet e lumtur në fotografitë e publikuara në Instagram.“Faleminderit pafund. Për kaq shumë dashuri të marrë sot dhe gjithmonë … Për urimet tuaja më të mira, për vëmendjen, për detajet dhe mesazhet e dashura. Jam shumë me fat. Ju dua”, shkroi Rodriguez.

Mbrëmjen e dy ditëve më parë, teksa gjendeshin në pragun e ditëlindjes së saj, çifti shijoi një darkë romantike vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit, përkrah petaleve të trëndafilit, qirinjve dhe një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Dashuria e tyre nisi vite më parë, asokohe kur Rodriguez punonte si shitëse në një prej dyqaneve të Gucci-it dhe rastësisht, Ronaldo kaloi aty për të blerë. Pavarësisht se shkëndijat u ndjenë që në çastet e para, ajo kurrsesi nuk e mendonte se një ditë do të bëhej partnerja e yllit ndërkombëtar.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Jemi toleratë dhe të komunikueshëm, nuk mërzitemi kurrë me njëri tjetrin”, u shpreh futbollisti gjatë një intervistë për Corriere della Sera.

Ata janë prindër të tre fëmijëve, ku së bashku me ta jeton edhe djali i madh i futbollistit, Cristiano Junior. Ata u fotografua bashkë për herë të parë, në nëntor të 2016-ës, teksa shëtisnin në Disneyland të Paris-it.

Artikulli i mëparshëmRama i përgjigjet Metës: Boll e përdore Presidencën si thes për atë farë LSI-je
Artikulli i radhësDo të votoni më 25 prill? Kreu i KQZ: Ja ku mund të kontrolloni emrin tuaj në listën e zgjedhësve