U arrestua për rryshfet, GJKKO jep vendimin për drejtorin e Kadastrës

0

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj. Drejtori i kadastrës u arrestua dy ditë me parë nga policia e Beratit. SPAK në bashkëpunim me policinë e Beratit e ka hetuar për 9 muaj kreun e kadastrës.

Sipas institucionit të akuzës, janë siguruar prova se shtetasi Ervin Nelaj, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe rregjistrimin e titujve të pronësisë.

Artikulli i mëparshëmNisin hetimet për sherrin mes Ibrahimovic dhe Lukaku, dy sulmuesit rrezikojnë penalitete
Artikulli i radhësZbulohet një tjetër mutacion i koronavirusit, varianti danez shfaqet në Gjermani