Alarm në Evros pas situatës së rëndë nga moti i keq, që ka goditur zonën në orët e fundit, ndërsa një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në një kopsht dhe një shkollë fillore në fushën e Apalos .
Për shkak të reshjeve të rënda në këtë zonë, ka pasur përmbytje. Aktualisht kamionët e zjarrfikësve po transportojnë 21 nxënësit jashtë kopshtit, pasi janë përmbytur.
Ankthi, megjithatë, mbizotëron për nxënësit e shkollës fillore në Apalos , të cilët mbeten të bllokuar në shkollën e tyre.
Studentët janë ngjitur në katin e parë të ndërtesës për masa paraprake, deri sa t’u shkojnë ndihma.
Departamenti i Zjarrfikësve po vepron në zonë me tre automjete dhe shtatë zjarrfikës , por pritet dhe një rritje e forcave të tyre.