Moderatorja e njohur Ori Nebiaj është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur moderator Isli Islami mëngjesin e sotëm, gjatë një interviste që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Ndër të tjera, Isli u shpreh se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte.
Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.
Kujtojmë se në fillim të muajit, edhe moderatori Isli Islami u infektua me Covid-19, por ia doli ta mposhtë sëmundjen dhe ti kthehet normalitetit.