‘Shqipëria fiton Shëndetësinë’, Basha: Me planin tonë, ne do ta shërojmë Shqipërinë

0
'Shqipëria fiton Shëndetësinë', Basha: Me planin tonë, ne do ta shërojmë Shqipërinë

“Me planin tonë, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet që jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin.” Ky ishte premtimi që shpalli sot solemnisht, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë prezantimit të Programit të PD në qeverisje “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, gati një javë pasi prezantoi Programin Ekonomik të PD-së.

Kryetari i PD-së tha sot se “ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim.

Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar europian.  

Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vet do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni. Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret. Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Mjekët dhe infermieret nuk do ta braktisin më vendin, sepse me planin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, do t’ia vlejë të punojnë në vendin e tyre.

Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane. Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese.

 Programi ynë Shqipëria fiton Shëndetësinë ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë. Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë. Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë.”

Artikulli i mëparshëmOri Nebiaj infektohet me koronavirus, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore
Artikulli i radhësAung San Suu Kyi, nga simboli i të drejtave të njeriut nën akuzë për genocid ndaj popullit