Elon Musk dhe Jeff Bezos fituan kontratat të enjten, për të garuar kundër njëri-tjetrit në një mision për të dërguar astronautët e NASA-s në Hënë.
Sipas mediave të huaja, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) emërtoi tre kompani –Blue Origin, Dynetics dhe SpaceX – për të ndërtuar anijen kozmike për udhëtimin e ardhshëm të agjencisë në Hënë.
“NASA ka zgjedhur tre kompani amerikane për të hartuar dhe zhvilluar sisteme të “tokëzimit njerëzor” (HLS) për programin e agjencisë Artemis, njëra prej të cilave do të ulë gruan dhe burrin e parë në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024”, tha agjencia.
“NASA është në rrugën e duhur për “eksplorimin e qëndrimit të njerëzve në Hënë” për herë të parë në histori”, thuhet në njoftim.
Blue Origin nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, po zhvillon “Integrated Lander Vehicle”, të përshkruar si një anije kozmike me tre faza që do të nisë në sistemin e vet “New Glenn Rocket” dhe sistemin e lëshimit të ULA Vulcan.
Elon Musk’s SpaceX është duke zhvilluar anijen kozmike Starship, që do të përdorë raketën “SpaceX Super Heavy”.
Ndërkaq Dynetics po zhvillon “Dynetics Human Landing System (DHLS)”, një strukturë e vetme që siguron aftësitë e ngjitjes dhe zbritjes që do të fillojë në sistemin e lëshimit të ULA Vulcan.
Bëhet e ditur se të tre kompanitë duhet të rafinojnë konceptet e tyre të anijes kozmike deri në shkurt të vitit 2021.