Italia hap “sfidën”, ofron shtëpi me vetëm 7.500 euro pranë Romës! Kryebashkiaku: Rikthejmë në jete qytetin

0

Historitë për fshatrat në Itali që duan të shesin një shtëpi për një euro janë të dëgjuara. Por, këto shtëpi zakonisht janë kaq të rrënuara saqë duhen mijëra euro për rikonstruksionin e tyre.

Tani, një qytet “vizionar” italian, nuk po shet shtëpi të shkatërruara por po përpiqet të joshë banorë të rinj me oferta më “tunduese”. Bëhet fjalë për shtëpi të pabanuara që janë gati dhe me çmime okazion, të cilat fillojnë nga 7.500 euro, në 13.000 euro.

Qyteti është Biccari, i vendosur në Italinë Juglindore, në rajonin tërheqës të Pulias. Biccari është i rrethuar nga kodra, pyje, ullishte dhe një liqen.

Qyteti më i afërt i madh është Roma, e cila është rreth një orë e gjysmë me makinë larg. Biccari bëri “bujë” mediatike në vitin 2019, kur njoftoi planet për të ndërtuar një seri dhomash në formë flluske,  që do të lejonte vizitorët të flinin nën yje.

Skema e re inovative e pasurive të patundshme është ide e kryetarit të Bashkisë së qytetit, Gianfilippo Mignogna, i cili dëshiron ta rikthejë në jetë qytetin e tij të lindjes. Në Mesjetë, Biccari arriti kulmin e popullsisë, me 5.000 banorë.

Me kalimin e viteve, brezi i ri është larguar për të gjetur punë në vende të tjera më të populluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Në ditët e sotme, numërohen afro 2.000 banorë. Mignogna tha për CNN se ky “projekt” është forma e tij e zgjedhur për të luftuar shpopullimin.

Artikulli i mëparshëmRregullatorët kinezë dhe Ant Group kanë një marrëveshje. Kompania e ‘fintech’ mund të vijojë planet për ofertën publike
Artikulli i radhës‘Mafia’ e pronave në Shëngjin, gjykata dënon vëllain dhe motrën e ish-deputetit socialist