Ligue 1 ka vendosur tashmë kampionin e tyre për sezonin 2019/20, klubet që do të kualifikohen në garat evropiane dhe ekipet që bien ose promovohen, pasi sezonin quhet i përfunduar.
Franca bëri këtë gjë, duke llogaritur pikët e marra për ndeshje.
Nuk dihet nëse ka gjasa që kjo formulë të përsëritet për të gjitha kampionatet kryesore të Evropës, por Marca ka parashikuar se si do të mbylleshin këto kampionate nëse do ta ndiqnin të njëjtën rrugë.
Paris Saint-Germain është kampion, ndërsa Marseille dhe Rennes do të bashkohen me ta në Ligën e Kampionëve.
Lille , Reims dhe Nice janë në Ligës e Evropës, ndërsa Amiens dhe Toulouse janë larguar nga kampionati, duke i lënë vend Loirent dhe Lens.
Nëse Spanja do të ndiqte të njëjtë formulë, atëherë Barcelona do të ishte kampione. Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve.
Getafe dhe Atletico Madrid do të luanin në Ligën e Evropës për sezonin 2020/21.
Leganes, Real Mallorca dhe Espanyol do të binin në divizionin e dytë, ndërsa Cadiz Real Zaragoza e Almeria do të ngjiteshin.
Lazio do të përfundonte e dytam pasi Juventus do të merrte Scudetton, që kanë një pikë më shumë.
Inter dhe Atalanta të dy do të luanin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Vendet në Ligën e Evropës do të shkonin te Roma dhe Napoli.
Lecce, SPAL dhe Brescia do të binin në Serie B, ndërsa Benevento, Crotone dhe Frosinone do thë ktheheshin në elitë.
Bayern Munich do të ishte kampion përsëri, ndëra në Champions do të shkonin Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.
Bayer Leverkusen dhe Schalke do të luanin në Ligën e Evropës.
Werder Bremen dhe Paderborn do të bien, Bielefeld dhe Stuttgart do të ktheheshin.
Lideri Liverpooli më në fund do të kurorëzohej me titullin kampion pas një pritje 30-vjeçare. Manchester City, Leicester dhe Chelsea të bashkohen luanin në Ligën e Kampionëve.
Manchester United dhe Wolves do të shkonin në Ligën e Evropës.
Bournemouth, Aston Villa dhe Norëich City do të përballeshin me rënien nga elita, ndërsa Leeds, West Brom dhe Fulham do të ktheheshin.