COVID-19 nuk lejoi që të luhej në Gjermani/ UEFA merr vendimin për ndeshjen Leipzig-Liverpool

0

Featured image of article: CHAMPIONS LEAGUE/ COVID-19 ndaloi që të luhej në Gjermani, UEFA merr vendimin për ndeshjen Leipzig-Liverpool

Ndeshja e parë e raundit të 1/16-tave të Ligës së Kampionëve midis Leipzig dhe Liverpool do të luhet më 16 shkurt, por në vend të Gjermanisë do të zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest. Vendimi është për shkak të kufizimeve të qeverisë gjermane për të luftuar pandeminë Covid-19 dhe është vendosur që ndeshja të luhet në fushë neutrale.

“UEFA konfirmon se ndeshja e parë e raundit të 1/16-tave të Ligës së Kampionëve midis RB Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet në Puskas Arena në Budapest. Data e ndeshjes (16 Shkurt 2021) dhe do të luhet në orën  (21.00)Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

UEFA dëshiron të falënderojë Leipzig dhe Liverpool për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre të ngushtë në gjetjen e një zgjidhje për problemin, si dhe Federatën Hungareze të Futbollit për mbështetjen e tyre dhe për të rënë dakord për të organizuar ndeshjen në fjalë. ”

Artikulli i mëparshëmFOTOT/ Blendi Fevziu nis plazhin. Gazetari hyn në ujërat e ftohta të Jonit në mes të dimrit
Artikulli i radhësBanorët e alarmuar, rrëshqitjet e dherave rrezikojnë 40 banesa në Kukës