MotoGP/ Zjarri përfshin cirkuitin e Argjentinës: miliona euro dëme, frikë për muzeun Fangio

0

Shanset tashmë të pakta për rikthimin e GP të Argjentinës në kalendarin e Moto Gp – anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe këtë vit u zhvendos në fund të sezonit për një datë të pacaktuar – janë eleminuar pothuajse krejtësisht nga zjarri i dhunshëm që ka përfshirë në orët e fundit pjesën e sipërme të strukturës e cila strehon garazhet, dhomën e shtypit dhe zonën VIP të cirkuitit Termas de Rio Hondo.

Përveç shtrirjes së zjarrit, operacionet për të luftuar flakët u bënë edhe më të vështira nga era e fortë që frynte në Termas. Praktikisht është shkatërruar e gjithë ndërtesa. Zjarrfikësit po punojnë në përpjekje për të shpëtuar mjediset e muzeut kushtuar Juan Manuel Fangio. Një hetim ka filluar për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet lokale kanë konfirmuar mungesën e viktimave ose të plagosurve.

Është shumë e vështirë në këtë pikë që etapa e Amerikës së Jugut të Kampionatit Botëror, i zhvendosur në fund të kalendarit së bashku me GP të Amerikave, mund të zhvillohet në të vërtetë. Përveç spostimit fillestar nga pranvera në vjeshtë – shkaktuar nga pandemia, që tashmë kishte bërë të “kapërcehej” gara në vitin 2020 – tani duhen bërë llogaritë edhe me dëmet (miliona euro) të shkaktuara nga flakët.

Artikulli i mëparshëmBanorët e alarmuar, rrëshqitjet e dherave rrezikojnë 40 banesa në Kukës
Artikulli i radhësInter, paga të papaguara lojtarëve: Suning premton se do respektojë akordet deri në qershor