Situata e shoqërisë së Inter (si dhe e klubeve të tjera të Serisë A, përfshirë Romën për shkak të ndryshimit të pronësisë, B dhe C) është vënë nën lentet vëzhguese të Covisoc: komisioni mbikëqyrës që monitoron fuqinë financiare të klubeve profesionale i ka kërkuar sqarime Suning në lidhje me shtyrjen e pagesës së rrogave për lojtarët. Grupi kinez ka siguruar që do të respektojë angazhimet e tij nga tani deri në qershor.
Një sigurim që, megjithatë, nuk i shtyn diskutimet mbi shitjen e aksioneve të Interit, qofshin ato shumicë (më shumë të ngjarë) ose pakicë, edhe sepse deri në fund të vitit 2021, kujton Repubblica, janë 195 milion euro për t’u paguar mes pagave, kësteve për blerjen e kartonave të lojtarëve dhe interesat. Ndërkohë, ekipi ka arritur një marrëveshje në lidhje me pagat për këtë sezon: korriku dhe gushti janë paguar në fund të janarit, shtatori dhe tetori janë paguar respektivisht në fund të muajve, ndërsa ato të nëntorit dhe dhjetorit do të paguhen në fund të kampionatit. Për të mos përmendur rinegocimin, deri në nëntor, të dy bondeve për një total prej 375 milion euro që maturohen në 2022.
Pasi është refuzuar oferta e parë 750 milionë euro e BC Partners, fondi britanik pritet të kthehet në sulm me një propozim në rritje. Por në pritje është edhe interesi i suedezëve të Eqt, amerikanëve të Ares dhe e Fortress përvec asaj të Mubadala nga Abu Dhabi. Më i izoluar është fondi Bain, i cili zakonisht punon për investime me rendiment të lartë, tek të cilat sot nuk përfshihet futbolli.