Tanqet turke kapërcejnë lumin Evros dhe futen në kufirin grek gjatë një stërvitje ushtarake

0

Featured image of article: Tanqet turke kapërcejnë lumin Evros dhe futen në kufirin grek gjatë një stërvitje ushtarake

Forcat ushtarake turke kanë kryer një stërvitje të gjerë pranë kufirit me Greqinë. Bazuar në komunikimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë një stërvitje ushtarake është mbajtur në rajonin e Kirklarelit midis datës 2 dhe 5 Shkurt, me pjesëmarrjen e ushtrisë turke dhe tupave detare.

Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”, gjë që ka shqetësuar mjaft Greqinë, për faktin se thuajse i gjithë kufiri tokësor mes dy vendeve përbëhet nga lumi Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes.

Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

Një lëvizje e tillë është parë si provokim nga Greqia, pasi i vetmi vend me të cilin Turqia ndahet me lum dhe që duhet ta kalojë në rast lufte është pikërisht shteti helen, raporton GPL.gr

Artikulli i mëparshëmPas Pëllumb Piperos, një tjetër mjek që mori dozën e dytë të vaksinës infektohet me Covid
Artikulli i radhësIbra shënon 500/ 39-vjeçari suedez që nuk njeh kufinj