Ambasadorja Yuri Kim ka ripublikuar postimin e DASH, duke kujtuar se nuk duhet të lejohet kandidimi i politikanëve të shpallur ‘nongrata’ nga SHBA.
Në vijim të apelit të saj për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ambasadorja Kim ka rikujtuar vendimin e SHBA për Tom Doshin, cili vijon të jetë në listën të zezë të SHBA.
‘Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo”,shkruan Yuri Kim.