Çmimet e naftës marrin mbështetje nga ulja e prodhimit dhe nga stimujt në SHBA. Bursa për datën 8 Shkurt 2021

0

Nafta u tregtua qëndrueshëm në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga ulja e prodhimit ndërmarr nga OPEC dhe nga stimujt e pritshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të mbështesin kërkesën.

Gjithashtu, çmimet po mbështeten nga dollari i dobët, që i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Njëkohësisht, Arabia Saudite është angazhuar të ulë prodhimin edhe me 1 milionë fuçi në ditë për të ndihmuar në balancimin e tregut.

Në anën tjetër, rritja e çmimeve të naftës po inkurajon prodhuesit amerikanë të naftës nga shistet argjilore të prodhojnë më tepër, ndërsa kufizimet në Europë dhe në disa vende në Azi po e pengojnë rimëkëmbjen e kërkesës. Numri i puseve aktive në Shtetet e Bashkuara, që është një shenjë e tendencës së prodhimit në terma afatshkurtër, u rrit në nivelin më të lartë që nga muaji Maj i vitit të kaluar.

Bursa për datën 8 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA545.25 0.00
DIESEL489.75+ 6.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmLux Travel, e para agjenci shqiptare që sjell shërbimin e Private Business Charter në Shqipëri
Artikulli i radhësDalin SMS-të e infermieres së Covid 2 me Tiren: Do pimë kafe me familjarët