Goditi me grusht kundërshtarin, Gjykata gjobit Eros Grezdën!

0

Eros Grezda është gjobitur për goditjen e ish-lojtarit të Rijekës, Mirko Çolak pas gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë në 31 maj 2020, takim që përfundoi me eliminimin e skuadrës së Grezdës 3-2.

Ditën e sotme, Gjykata e Rijekës vendosi të gjobisë shqiptarin me 101 euro për dhunim të kundërshtarit jashtë stadiumit. Grezda pretendoi se sulmuesi kroat e kishte provokuar dhe ofenduar për origjinën kombëtare.

Nga pamjet e kamerave jashtë stadiumit të Rijekës, Grezda afrohet dhe godet me grusht në fytyrë kundërshtarin.

Artikulli i mëparshëmShpërthimi i fuqishëm trondit Sarandën/ Nuk ka ende informacion se çfarë ka ndodhur
Artikulli i radhësTragjedia e Kobe Bryant/ Zbulohet shkaku i rënies së helikopterit