Covid-19/ Bill Gates tregon se kur do jetë gati vaksina pas akuzave për përgjegjësitë e tij në pandeminë globale

0

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, fondacioni i të cilit po përqendrohet në përpjekjet e tij për të luftuar koronavirusin me krijimin e një vaksinë kundër COVID-19, ka shpjeguar me anë të një video se si e ndikon vaksina për të luftuar këtë virus.

Multimiliarderi tha se për të krijuar një vaksine duhen deri në 5 vite, por krijimi i saj në këtë periudhë është urgjent, kështu që ai deklaroi se vaksina do të jetë gati brenda 18 muajve.

Ai shtoi gjithashtu se janë 100 kandidatë për të krijuar vaksinën që do të shkatërrojë COVID-19 dhe do të shkojë tek 7 miliardë njerëz.

“Ka mbi 100 kandidatë të ndryshëm që po punojnë për ktijimin e vaksinës kundër koronavirusi.. Këta kandidatë marrin një shumëllojshmëri të qasjeve për të mbrojtur trupin kundër COVID-19. Për të kuptuar se çfarë do të thotë saktësisht, është e dobishme të mbani mend se si sistemi imunitar i njeriut punon.”- shkruan Gates mbi video.

Gates së fundmi është sulmuar nga mjekë të ndryshëm në mediat botërore se po përdor COVID-19 për për të kontrolluar botën me anë të çipave dhe shpopulluar globin nëpërmjet krijimit të vaksinave kundër koronavirusit.

Artikulli i mëparshëmA është e mundur? “Messi tek Inter”: ish-ndihmësi i Mourinho çmend merkaton
Artikulli i radhësEkskluzive/ Ja letra që Presidenti Trump i drejton familjes Shqiptare, rezidente në SHBA (FOTO)