Udhëheqësit financiarë nga Grupi i Shtatë kombeve të pasura (G7) diskutuan të Premten mbështetjen e vazhdueshme për ekonomitë, një nivel minimal të taksës për gjigandët dixhitalë dhe më shumë para për Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha një zyrtar i lartë i BE.
“Diskutim shumë interesant midis Ministrave të Financave dhe Bankave Qendrore. Mbani mbështetjen për ekonomitë, punoni për të rënë dakord mbi taksimin dixhital dhe minimal dhe për të forcuar mbështetjen e FMN për vendet me të ardhura më të ulëta,” tha Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare Paolo Gentiloni në Tëitter.