Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë për terroristin 24-vjeçar nga Taxhikistani, Komron zukhurov, i cili u arrestua pak ditë më parë në kryeqytetin shqiptar.
Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për të riun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, pasi dyshohej si anëtar dhe pjesëmarrës në një organizatë të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).
24-vjeçari Komron zukhurov pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë për t’u përballur me drejtësinë atje për akuzat që rëndojnë mbi të.