Koronavirusi/ Vjen lajmi fantastik nga Italia çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

0
Koronavirusi/ Vjen lajmi fantastik nga Italia çfarë ka ndodhur

Në 24 orët e fundit janë ulur ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Itali.

Vendi fqinj ka regjistruar 7,351 raste të reja me koronavirus sot, një ulje e ndjeshme krahasuar me mbi 11 mijë raste që ishin një ditë më parë. Rastet e reja vinë nga 179,278 testime.

Autoritetet e shëndetit gjithashtu kanë raportuar 258 vdekje, për një total prej 93,835 viktimash që nga nisja e pandemisë.

Për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Italia vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie. Kështu kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt, ndërkohë që rajone si Toskana, Abruzzo dhe Liguria, kalojnë në “zona portokalli”, me masa më të kufizuara, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve.

Artikulli i mëparshëm‘Më vjen turp që të kam kryeministër’, Rama ‘nuk përmbahet’, shpërthen ndaj komentuesit: Ti meriton që të…
Artikulli i radhësÇmenduri në rrugën Tiranë-Elbasan, Policia kap shoferin që lëvizte me makinë në sens të kundërt (VIDEO)