Ministrja e Arsimit,Evis Kushi ka dhënë lajmin e rihapjes e shkollave. Sipas njoftimit bëhet me dije se shkollat do të rinisin ditën e hënë, më datë 22 shkurt, pas një jave ndërprerje. Sa u takon shkollave të mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:
- nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
- maturantët në shkollë;
- nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.
Kushi shprehu sërish mirënjohjen e thellë për durimin që është treguar këto kohë nga gjithsecili, ku përsërit gjithashtu apelin e fortë që të gjithë të tregohemi sa më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara,