Njihet si bosi i drogës në Ballkan, Naser Kelmendi arrestohet në Serbi

0

Arrestohet në Serbi, Naser Kelmendi, i njohur si bosi i drogës në Ballkan. Ai u kap në qytetin Loznica në Serbi.

Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Rreth orës 13:30 disa makina të policisë janë dëgjuar duke shkuar në drejtim të hotelit ku ishte Kelmendi.

Policia ka arrestuar atë menjëherë, shkruar Novosti, transmeton Gazeta Express.

Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer.

Ai është akoma në Stacionin policor të Loznicës dhe nuk ka akoma informata zyrtare se përse është arrestuar.

Naser Kelmendi është biznesmen nga Kosova i futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ Gazeta Express

Artikulli i mëparshëmRama ngre zhurmë me një grusht dozash, shtetet e tjera vaksinojnë edhe në lokal
Artikulli i radhësProblemi me pushtetin e pakontrolluar: Pse Putini nuk do të largohet kurrë nga presidenca