Një ndërtese e ish-Trikotazhit në Korçë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues. Ngjarja, e ndodhur në lagjen 9, ka alarmuar të gjithë banorët e zonës përreth. Për shkak të helmit që clirohet për shkak të këtyre mbetjeve toksike rrezikohen rreth 10 familje, të cilat pritet të evakuohen nga banesat e tyre.
Sipas informacioneve, këto lëndë kimike hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën nduke çliruar gazra helmues. Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve, duke sjellë çlirimin e tymit dhe gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë banorët.