Konferenca për shtyp e Antonio Conte-S në prag të derbit fillon në nderim të ish-futbollistit Mauro Bellugi i cili u ndaj nga jeta pas infektimit me COVID-19. Trajneri nga Lecce më pas foli për sfidën, zikaltërit ndodhen në vendin e parë dhe derbi është prova e vërtetë.
“Eshtë ndryshe në krahasim me vitet e kaluara, sepse i takon kreut të renditjes ku sfidohen dy skuadrat e para. Eshtë një ndjesi e bukur për Milanon kjo që luhet në këtë ndeshje. Derbin duhet ta fitosh për çështje krenarie e klasifikimi” shtoi tekniku i Inter.
Ngacmimi i gazetarëve nuk ka munguar në konferencën për shtyp të trajnerit të Inter: ‘A do ta lejonit Lukakun të shkonte në Sanremo në këtë moment të sezonit?’ E përgjigja e Contes është brilante: “Duhet të këndojë nesër në San Siro…”.