Jens Petter Hauge, futbollisti i Milanit nëpërmjet një interviste për “CBS Sports”, ka rrëfyer lidhur me përvojën e tij milaniste pas takimit me Zlatan Ibrahimovic, apo edhe bisedën me Haaland për t’u transferuar në Milano. Sulmuesi tregon gjithashtu edhe ndeshjen e parë që luajti kundër Milanit, kur skuadra norvegjeze Bodo Glimt, luajti në Europa League ndaj kuqezinjëve.
NDESHJA KUNDËR MILANIT
“Isha shumë i përqendruar dhe doja të bëja mirë sepse e di se si funksionon në futboll dhe një ndeshje mund të hapë shumë dyer. Unë u përgatita mirë dhe një natë më parë, duke biseduar me mikun tim më të mirë dhe kapitenin e ekipit, thashë se sa klub i shkëlqyer ishte Milani. Herën e parë kur hyra në San Siro pashë përreth dhe isha shumë i lumtur. Mendova se mund të ishte një vend i mirë për të luajtur “.
KONTAKTET ME MILANIN
“Kur agjentët e mi më thirrën unë isha vërtet i lumtur. U ndjeva gati. Thjesht më duhej të luaja një ndeshje të fundit me Bodo Glimt dhe pastaj negociatat do të fillonin. Ndihesha gati të largohesha nga Norvegjia, doja të luaja jashtë dhe të kisha një sfidë të re “.
MIQËSIA ME HAALAND
“Ne flasim shumë. Isha në sytë e një klubi belg, por ai më tha të refuzoja ofertën dhe të prisja për një më të mirë. Pas ndeshjes kundër Milanit ai më tha: ‘Gjithçka do të jetë mirë. Të luash për Milan nuk do të jetë e lehtë padyshim, do të duhet të punosh shumë dhe të mësosh gjuhën, por mendoj se gjërat do të shkojnë mirë. Dhe tani jam shumë i lumtur që zgjodha kuqezinjtë ”.
IBRA
“Mbaj mend kur hyra në dhomën e zhveshjes me një kapelë dhe Zlatan më tha:” Shpërndan pica apo je futbollist?’ Më pëlqejnë njerëzit që bëjnë shaka. Ibra më ndihmoi shumë me gjuhën pasi flasim të njëjtën gjuhë ”.