Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër.
Është qëlluar me armë zjarri një makinë në lagjen Skenderbeg në këtë qytet.
Sipas informacioneve të para nuk ka përsona të lënduar.
Mësohet se makina ka qenë në levizje kur është qëlluar në drejtim të saj.
Makina po kalonte afër repartit të zjarrfikësve kur është bërë shenjester e plumbave.
Mesohet së është qëlluar me armë në drejtim të shtetasit ,Tauland Pepaj 30 vjeç.
Burimet shpjegojnë se ky person ka qenë një herë i dënuar me trafik droge dhe për një plagosje.
Tauland Pepaj, vjec 26, banues në Shkodër është arrestuar në vitin 2017 për veprën penale “Plagosje e Rëndë me dashje” për ngjarjen e datës 25.06.2017 në lagjen ”Bacallek ”Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve.