Ministri gjerman: Ata që kanë marrë 1 dozë AstraZeneca, mund të përdorin një vaksinë të dytë të ndryshme

0
Ministri gjerman: Ata që kanë marrë 1 dozë AstraZeneca, mund të përdorin një vaksinë të dytë të ndryshme

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, personat që marrin vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” mund të marrin një vaksinë me një përbërës tjetër aktiv në një datë të mëvonshme.

“Kjo do të ishte e mundur pa ndonjë problem, nëse do të kishte furnizime të mjaftueshme në dispozicion, për shembull në fund të vitit, pasi të gjithëve t’u ishte ofruar një vaksinë”, shtoi ai.

Propozimi i bën jehonë një sugjerimi të bërë disa ditë më parë nga Carsten Watzl, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë gjermane për Imunologjinë: “Ju mund të rrisni sërish më vonë imunitetin e shtuar me vaksinën “AstraZeneca” me një vaksinë ARN pa ndonjë problem”.

Artikulli i mëparshëmShkarkohet nga detyra trajneri i Serie A
Artikulli i radhësTragjike/ 11-vjeçari nga Teksasi ndërron jetë nga i ftohti, familja padit kompanitë energjitike