Një ngjarje e rëndë është shënuar në Teksas të SHBA-ve, ku një djalë 11-vjeç ka vdekur nga i ftohti që ka pllakosur vendin.
Familjarët e të miturit kanë ngritur një padi me dëmshpërblim 100 milionë euro kundër kompanive të energjisë, ku i akuzon këta të fundit për neglizhencë, raporton BBC.
Sipas mediave, Cristian Pineda u gjet pa ndjenja javën e kaluar nga nëna e tij.
Familja dyshon që djali i tyre vdiq nga hipotermia por policia thotë se rezultatet zyrtare të autopsisë mund të zgjasin me javë.
Në padi, familja akuzon firmat e shërbimeve për vendosjen e “fitimeve mbi mirëqenien e njerëzve”, duke dështuar të përgatiten siç duhet.