Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, është rrahur dje nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar.
Sipas policisë, si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Graçanicës.
Për këtë rast, deri tani janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.