Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me akuzat se shoferi i shefit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka marrë vaksinën jashtë protokollit të planifikuar nga autoritetet shëndetësore.
Brataj tha se personi që është vaksinuar nuk është shoferi i tij por i Urgjencës Kombëtare.
Me anë të një komenti në postimin e Bratajt, Alimehmeti thekson se shoferët e ambulancave janë personel shëndetësor dhe vaksinimin e tyre me përparësi dhe nuk e luan topi.
“Shoferet e ambulancave jane personel ndihmes shendetesor te padiskutueshem! Vaksinimin e tyre me perparesi nuk e luan topi!”, shkruan ai.