Pasi deklaroi dje se do të vaksinonte të ëmën 86-vjeçare jashtë radhë, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj duket se ka siguruar të gjithë njerëzit pranë tij. Mariglen Plesati, shoferi personal i Bratajt ka nxjerrë blof planin e vaksinimit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Plesati ka publikuar foto nga momenti kur merr dozën e vaksinës Pfizer dhe kartelën që tregon që është vaksinuar. Krah njërës foto, shihet e shkruar edhe data e sotme, 23 shkurt, 2021.
“I vaksinuar,”– shkruan Plesati krah fotos.
Ky postim është shpërndarë nga Genc Sejko në Facebook.