Ryanair shkurton 3 mijë vende pune. Do ti duhen dy vjet për tu rikuperuar nga pandemia

0

Kompania ajrore me çmime të ulta ‘low-cost’ Ryanair planifikon të shkurtojë 3 mijë vende pune, si një përpjekje për të ulur kostot dhe për tu marrë më pasojat e shkaktuara nga pandemia e kornavirusit.

Në një përditësim të tregut këtë të premte, kompania tha se pret që të funksionojë më pak se 1% e fluturimeve të saj të planifikuara këtë tremujor.

“Ryanair tani pret që rikuperimi i kërkesës dhe çmimi i pasagjerëve (në nivelet e vitit 2019) do të zgjasë të paktën dy vjet, deri në verën e vitit 2022”.

Linja ajrore tha që së shpejti do të njoftojë sindikatat në lidhje me një program ristrukturimi dhe humbjet e vendeve të punës që do të fillojnë që nga muaji korrik.

“Këto plane do t’i nënshtrohen konsultimeve, por do të ndikojnë në të gjitha kompanitë Ryanair Airlines, dhe mund të rezultojnë në humbjen e deri në 3,000 vendeve të punës, kryesisht pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës, pushim të papaguar dhe ulje të pagave deri në 20%, si dhe mbylljen e një numri bazash të avionëve në të gjithë Europën deri në rikuperimin e trafikut ajror”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Ryanair argumentoi se ishte në disavantazh nga paketat e ndihmës shtetërore që favorizonin transportuesit kombëtar. Kompania tha se kjo do të lejojë që disa linja ajrore të ofrojnë çmime dukshëm më të ulëta – përfshirë shitjen nën kosto në disa raste./CNN

Artikulli i mëparshëmCastillejo flet për gjithë lojtarët: “Frikë nga koronavirusi, por do kthehemi në fushë”
Artikulli i radhësNgec tregu i apartamenteve, pritet ulje e çmimeve në muajt në vijim