Diplomatët rusë largohen nga Koreja e Veriut me karrocë

0

Një grup diplomatësh rusë dhe familjet e tyre bënë një dalje të pazakontë nga Koreja e Veriut, në një karrocë hekurudhore të shtyrë me dorë për shkak të masave të rrepta kundër Covid.

Tetë njerëzit udhëtuan me tren dhe autobus përpara se të vazhdonin udhëtimin mbi një karrocë hekuri që shtyhej me dorë mbi shinat e trenit,  për rreth 1 kilometër përtej kufirit rus.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, trenat dhe vagonët janë ndaluar të hyjnë ose të largohen nga vendi. Shumica e fluturimeve ndërkombëtare gjithashtu janë ndaluar. Kështu, kjo siç duket ishte nga zgjidhjet e pakta për diplomatët rusë.

“Meqenëse kufijtë janë mbyllur për më shumë se një vit dhe trafiku i udhëtarëve është ndalur, u desh një udhëtim i gjatë dhe i vështirë për të arritur në shtëpi,” tha Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një postim në Facebook.

Fotografitë e shpërndara nga ministria treguan diplomatët në karrocë me valixhet e tyre mes një peizazhi dimëror. Ata gjithashtu u panë duke brohoritur në një video ndërsa kaluan në Rusi.

Koreja e Veriut ka bllokuar shumicën e transportit të pasagjerëve për të kufizuar përhapjen e virusit. Vendi pohon se nuk ka pasur ndonjë rast të konfirmuar, por vëzhguesit e kundërshtojnë këtë pretendim.

Artikulli i mëparshëmMjekja shqiptare në Zvicër: Mbylluni këtë javë, sepse do ju plasë bomba
Artikulli i radhësFOTOT: Kur fati të troket në derë, e bleu 35 dollarë dhe do ta shesë për 500 mijë