Rama niset nesër drejt Brukselit për të takuar Presidenten e KE, Von der Leyen

0

Kryeministri i vendit Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Brukselit. Fillimisht Rama do të takohet me komisionerin e BE, Josep Borell e më pas intenerari do të vijojë me një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të takimit me Presidenten e KE do të jetë ecuria dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri do të shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Artikulli i mëparshëmManastirliu: Jemi në situatë delikate,më shumë se 600 pacientë po trajtohen në spitale
Artikulli i radhësLeBron James përplaset me Ibrahimovic: “Flet ai… harroi çfarë bëri disa vjet më parë?”