Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka goditur ishullin e Zakinthos në Greqi ditën e sotme.
Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra nga Gaitanio dhe 97 kilometra nga Patra, ndërsa thellësia ishte 8 kilometra.
Ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme material, ndërkohë që kujtojmë se edhe disa muaj më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm.