Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.
Mësohet se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus.
Kështu shënohen të vdekurit e parë nga Covid në spitalet rajonale. Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë, 7 prej tyre të intubuar.
Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.