Greqi merr vendim, Kapshtica ende e bllokuar

0

Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, vijon të mbetet e bllokuar pika e kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 08.03.2021.

Gjatë 2 ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 436 shtetas dhe 356 mjete ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë 3414 shtetas dhe kanë dalë 3727 shtetas.

Deri më 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Artikulli i mëparshëmAksident i trefishtë në autostradën Vlorë-Fier
Artikulli i radhësKryeministri hungarez zgjedh për veten e tij vaksinën kineze